Përurohet sot busti i babait të kryeministrit grek në Dervican, Rama: Do të doja të ishte këtu dhe Mitsotakis, por…

perurohet sot busti i babait te kryeministrit grek ne dervican rama do te doja te ishte ketu dhe mitsotakis por
perurohet sot busti i babait te kryeministrit grek ne dervican rama do te doja te ishte ketu dhe mitsotakis por

Teksa sot përurohet busti i babait të kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis, Konstantinos Mitsotakis, në Dropull, kryeministri Edi Rama ka vlerësuar figurën e ish-zyrtarit grek.

Gjatë fjalës së tij Rama e cilësoi Konstantinos Mitsotakis si një poliglot që nuk u nda asnjë ditë nga librat.

Ai tha se deri në ditët e fundit ai vijoi të mbante të fortë lidhjen me librat, ndërkohë bëri një tablo të jetëshkrimit të ish-kryeministrit grek.

“Mjafton ta kesh parë në një material arkivor të televizionit grek ku ai flet me sensin aristokratik të humorit, për kokëfortësinë e gruas së tij arvanitase. Kjo ushqen dhe lidhjen e pandashme mes dy vendeve tona, që e shkuara i ka përzierë aq shumë, saqë po mos t’i dallojë gjuha, asgjë s’i bën të pandashme. Do të kisha dëshiruar që këtu të ishte sot Mitsotakis, por me siguri që ai do të kthehet në këtë shesh, pasi që nga sot sheshi mban emrin e të atit. Më vjen mirë që këty bashkë me mua është një deputet, tashmë i thinjur.”, tha Rama.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts