Perversi ndjek disa gra dhe vajzën 3 vjeç, i filmon poshtë derës së tualetit…

15:31 15/08/2021

Një pervers i dyshuar kërkohet nga policia pasi dyshohet se ndoqi disa gra dhe një vajzë tre-vjeçare në tualetet dhe i filmoi ato nën derën e dhomës me një telefon.

Në videon e siguruar nga kamerat e sigurimit, burri shihet duke ecur nëpër një dyqan të pajisjeve shtëpiake në Queens në New York City më 29 dhe 30 Korrik.

Departamenti i Policisë së New Yorkut ndau pamjet dhe u kërkoi njerëzve që të kontaktojnë nëse dinë ndonjë gjë.

Ai tha: “Më 29 & 30 korrik, i dyshuari ndoqi tre femra (nga mosha 3 deri në 40 vjeç) në 40-42 College Point dhe i fotografoi ato nën derën e tualetit”Çdokush që ka informacion në lidhje me incidentin telefonojë”. /tvklan.al


Të ngjashme Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *