Përvetësoi 3 mln euro përmes mashtrimit, dërgohet në gjyq ish-punonjësja e një poste private në Korçë

pervetesoi 3 mln euro permes mashtrimit dergohet ne gjyq ish punonjesja e nje poste private ne korce
pervetesoi 3 mln euro permes mashtrimit dergohet ne gjyq ish punonjesja e nje poste private ne korce

Prokuroria ka dërguar në gjyq një ish-punonjëse të një poste private në Korçë. Burime zyrtare bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasen me inicialet A.B., e cila nëpërmjet mashtrimit përvetësoi 3 milionë euro.

“Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë dërgon në gjyq shtetasen A.B. për kryerjen e veprës penale të ‘Mashtrimit’ me pasoja të rënda, parashikuar nga neni 143/3 i Kodit Penal. Nga hetimet rezultoi se si agjente rajonale e shoqërisë postare “Adex”, me pronar viktimën F.Z., e pandehura ka kryer transaksione të shumfishta fiktive duke blerë mallra tek persona të tjerë dhe duke raportuar fiktivisht se këto mallra ishin paguar.

Në të njëjtën kohë, duke marrë pagesat e mallrave tek persona të tretë, e pandehura i ka raportuar si të paguara por duke mos depozituar pagesat në llogarinë e shoqërisë Adex duke përfituar në këtë mënyrë nëpërmjet mashtrimit një vlerë rreth 3 milionë euro. Me urdhër të Prokurorit, shtetasja A.B. është ndaluar dhe iu sekuestruan disa automjete luksoze të cilat janë produkt i veprës penale të mashtrimit, të cilat ajo i kishte vendosur në emër të të afërmve të saj.

Prokuroria Korçë ka po heton paralelisht për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale dhe veprimtarisë kriminale” parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal për të identifikuar pasuri të tjera me origjinë të paligjshme dhe për të identifikuar dhe vënë nën përgjegjësi penale personat e përfshirë.”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts