Përvetësonin pagesa nga qytetarët që parkonin në një hapësirë publike, arrestohet 37-vjeçari në Durrës

pervetesonin pagesa nga qytetaret qe parkonin ne nje hapesire publike arrestohet 37 vjecari ne durres
pervetesonin pagesa nga qytetaret qe parkonin ne nje hapesire publike arrestohet 37 vjecari ne durres

Përvetësonte pagesat e qytetarëve që parkonin automjetet në një hapësirë publike që ishte e destinuar nga bashkia, si vendparkim pa pagesë, arrestohet 37-vjeçari. Ky shtetas gjithashtu shfrytëzonte 2 adoleshtë, si punëtorë në këtë biznes.

Si rezultat i kontrolleve të përditshme që specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Durrës kryejnë në subjekte të ndryshme ekonomike, për të kontrolluar nëse kanë të punësuar shtetas të mitur, në kundërshtim me specifikat e ligjit për këtë veprimtari, si dhe për të verifikuar ligjshmërinë e ushtrimit të këtyre aktiviteteve, është konstatuar dhe goditur një tjetër rast i paligjshmërive në të dyja këto fusha.

Për këtë rast, është vënë në pranga shtetasi E. K., 37 vjeç, banues në Durrës, pasi iu merrte para (300-500 lekë) qytetarëve, për të parkuar automjetet në një hapësirë, në lagjen nr. 1, hapësirë e cila ishte e destinuar nga bashkia e Durrësit, si vendparkim pa pagesë.

Gjithashtu, nga verifikimet rezultoi se 37-vjeçari shfrytëzonte si punëtorë në këtë biznes, dy shtetas 16 dhe 17 vjeç.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts