Përvjetori i lindjes së Skënderbeut/ Reagon Yuri Kim: Guximi dhe këmbëngulja e tij mbetet gjallë në zemrat e shqiptarëve



Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Amerikane në Tiranë, Yuri Kim nëpërmjet një mesazhi ka uruar përvjetorin e lindjes së heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu.

yurikim

Kim shkruan se Skënderbeu është i nderuar në të gjithë botën dhe se guximi dhe këmbëngulja e tij mbete gjallë në zemrat e shqiptarëve të sotëm.

“Pavarësisht nëse e njihni si Gjergj Kastrioti apo Skenderbeg, ai e shpalli veten Dominus Albaniae (“Zoti i Shqipërisë”) dhe mbrojti popullin e tij me të gjitha forcat kundër një perandorie pushtuese. Ai lindi këtë ditë, 6 maj, në 1405.

Ai është i nderuar në të gjithë botën, duke përfshirë edhe në SHBA, ku qëndron kjo statujë e tij në Michigan. Besoj se guximi dhe këmbëngulja legjendare e Skënderbeut mbetet e gjallë në zemrat e shqiptarëve të sotëm. Gëzuar ditëlindjen luftëtarit më të madh të Shqipërisë – një frymëzim për të gjithë ne!”- shkruan Yuri Kim.

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *