Përvjetori i masakrës së Srebrenicës, Meta: Mohimi i gjenocidit fshehur pas projekteve për rishikim kufijsh duhet dënuar me forcë

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta përmes një postimi në rrjetet sociale është shprehur se në përvjetorin e masakrës së Srebrenicës nderon me dhembje kujtimin e mijëra viktimave të pafajshme.

Meta shkroi në Facebook se mohimi i gjenocidit dhe glorifikimi i kriminelëve të luftës të fshehura pas projekteve ogurzeza për rishikim kufijsh e dominim të një vendi ndaj një tjetri, duhen dënuar me forcë dhe të marrin një dënim të merituar.

Sipas tij forcimi i bashkëpunimit rajonal, bashkëjetesës etnike dhe fetare, konsolidon paqen, stabilitetin dhe sigurinë në rajon, për të ecur përpara drejt së ardhmes në Bashkimin Europian.

Postimi i plotë:

Nderojmë sot me dhembje kujtimin e mijëra viktimave të pafajshme të masakrës së Srebrenicës!
Mohimi i gjenocidit, glorifikimi i kriminelëve të luftës dhe frymëzuesve të saj, si dhe përpjekjet për të ringjallur fantazmën e Millosheviçit dhe Jugosllavisë, të fshehura pas projekteve ogurzeza për rishikim kufijsh e dominim të një vendi ndaj një tjetri, duhen dënuar me forcë dhe të marrin një dënim të merituar.
Forcimi i bashkëpunimit rajonal, bashkëjetesës etnike dhe fetare, konsolidon paqen, stabilitetin dhe sigurinë në rajon, për të ecur përpara drejt së ardhmes të përbashkët në Bashkimin Europian.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts