Pesë viktima dhe 156 të pagjetur në Florida

15:22 27/06/2021

Zjarri dhe tymi nga thellësia e rrënojave të pallatit 12-katësh pengon kërkimet

Autoritetet amerikane, kanë identifikuar deri tani katër nga pesë viktimat në rrënojat e ndërtesës se shembur në Florida. 156 njerëz nuk janë gjetur ende. Zjarri dhe tymi që dalin nga thellësia e rrënojave të betonit dhe metaleve e pallatit 12-katësh të shembur po pengojnë përpjekjet e punonjësve të shpëtimit ndërsa ata përpiqen të gjejnë ndonjë të mbijetuar. Ekipet e shpëtimit përdorën teknologji me rreze lazer, ujë dhe shkumë për të luftuar flakët, burimi i së cilës ishte i paqartë.

[embedded content]

Zjarrfikëset po përdorin pompat me ujë me presion të lartë në katet e poshtme të ndërtesës ndërsa tymi i bardhë apo avulli që kundërmonte një erë të rëndë, te ngjashme me sulfurin. Një vinç largoi copa mbeturinash nga grumbulli me rrënoja me një lartësi afro 10 metra, ndërsa ekipet përdorën makineri të rënda, dronë, pajisje të sofistikuara, mjete rrethanore dhe mikrofona në përpjekjet për të gjetur njerëz.

Kryebashkiakja e qarkut Miami-Dade, Daniella Levine Cava, ka thënë se prioritet mbetet kërkimi, shpëtimi dhe ruajtja e secilës jetë. Një pjesë e ndërtesës është shembur në mëngjesin e së enjtes, teksa shumica e banorëve kanë qenë në gjumë. Shkaku i rrëzimit ende mbetet i paqartë. Një raport i inxhinierëve, i vitit 2018, ka vënë në pah “gabimin e madh” në dizajnin origjinal të ndërtesës në bregdet ku eshte e pamundur te parandalohet tharja e ujit nga themelet e ndërtesës.

Sipas raportit objekti 12-katësh i shembur në Florida, kishte “dëmtime të mëdha strukturore” në pllakën e betonit poshtë strukturës së pishinës. Shoqata e bashkëpronësisë  se banesave punësoi përsëri në muajin Qershor të një viti me parë të njëjtën firmë që kishte ndërtuar godinën për të përgatitur një plan 40-vjeçar të riparimit dhe restaurimit të ndërtesave me specifikime të hollësishme për përfundimin e riparimeve dhe punëve të nevojshme të restaurimit.

Në kohën e shembjes, po ndodhnin riparime çatish, por restaurimi i betonit nuk kishte filluar, tha firma, duke shtuar se “siguron ekskluzivisht” shërbime këshillimi inxhinierik dhe nuk ofron shërbime të lidhura me ndërtimin.

Ne jemi thellësisht të shqetësuar nga kjo shembje e ndërtesës dhe po punojmë ngushtë me autoritetet hetuese për të kuptuar pse struktura dështoi,” shtoi kompania. Ekipet e shpëtimit janë duke përdorur makineri, dronë dhe qen të trajnuar, teksa tentojnë të gjejnë të mbijetuarit.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *