Pesë vite pune në atdhe, studentët s’pranohen në Kuvend: Qeveria të na dëgjojë njëherë. Kushi: Të detyruar sepse…

Teksa në Komisionin e Ligjeve, ministrja e Arsimit Evis Kushi prezantoi projektligjin që obligon studentët e mjekësisë për të punuar 5 vite në Shqipëri pas diplomimit, këta të fundit nuk u lejuan të ishin prezentë. Në formë simbolike, një përfaqësi e tyre qëndroi në hyrje të Kuvendit, ku treguan pretendimet që kanë dhe faktin se përse e kundërshtojnë këtë projektligj.

Në ambientet e brendshme të Kuvendit ndërkohë po diskutohej projektligji. Ministrja Kushi, tha se qeveria është e detyruar për të ndërmarrë një hap të tillë, në mënyrë që të frenojë largimin e mjekëve.

Por vendimi i qeverisë është kundërshtuar nga deputetë e opozitës, të cilët kërkuan që në komision që të dëgjohen studentët e mjekësisë, ose në të kundërt seanca të ndërpritej.

Studentët paralajmëruan protestën e radhës të enjten e 20 korrikut, ku iu bënë thirrje të gjithë qytetarëve që t’iu bashkohen, pasi siç thanë problematika e tyre prek të gjithë shoqërinë.

[embedded content]

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts