Pesëqind ushtarë dhe dhjetëra helikopterë për ta kapur, ekstradohet në SHBA bosi më i madh i drogës në Kolumbi

Kolumbia ka ekstraduar në SHBA “bosin” më të madh të drogës në vend. Sipas mediave të huaja, presidenti Ivan Duque tha se Dario Antonio Usuga, i njohur më mirë si Otoniel, ishte trafikanti më i rrezikshëm në botë.

Otoniel udhëhoqi kartelin e Klanit të Gjirit dhe kërkohet në SHBA për akuzat e trafikut të drogës.

Kapja e tij në tetor i dha fund një kërkimi shtatëvjeçar dhe muajin e kaluar Gjykata e Lartë e Kolumbisë miratoi ekstradimin.

Klani i Gjirit trafikonte midis 180 dhe 200 ton kokainë në vit, sipas autoriteteve kolumbiane.
Duke shpallur ekstradimin, Duque e krahasoi Otoniel me bosin famëkeq kolumbian të drogës Pablo Escobar.

“Ky ekstradim tregon se askush nuk është mbi shtetin kolumbian”, ka thënë ai në një video-mesazh, duke akuzuar Otoniel për vrasjen e drejtuesve të shoqërisë civile dhe oficerëve të policisë.
Para kapjes së tij, Otoniel ishte njeriu më i kërkuar i Kolumbisë dhe qeveria kishte ofruar një shpërblim 800,000 dollarë për informacion rreth vendndodhjes së tij, ndërsa SHBA kishte vendosur një shpërblim prej 5 milionë dollarë për kokën e tij.
Klani i Gjirit operon në shumë provinca dhe ka lidhje të gjera ndërkombëtare, është i angazhuar në kontrabandën e drogës dhe njerëzve, dhe jo vetëm.

Ai besohet se ka rreth 1800 anëtarë të armatosur, të cilët janë rekrutuar kryesisht nga grupet paraushtarake të ekstremit të djathtë.

Otoniel përfundimisht u kap në strehën e tij rurale në provincën Antioquia në Kolumbinë veri-perëndimore në tetor, afër kufirit me Panamanë në një operacion që përfshinte 500 ushtarë të mbështetur nga 22 helikopterë.

Burimi: BBC

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.