Peshkopit i grabiten bizhuteri me vlerë 1 milionë Dollarë në mes të shërbesës fetare

10:59 26/07/2022

Një peshkopi dhe gruas së tij iu grabitën teksa ishin nën tytën e armëve, mbi 1 milionë Dollarë bizhuteri përpara kongregacionit të cilit po i predikonte.

Lamor Miller-Whitehead, 54 vjeç po mbante një shërbesë fetare të dielën në një kishë në Bruklin, Nju Jork kur tre persona të armatosur dhe të maskuar hynë brenda.

Sa prej jush e kanë humbur besimin sepse keni parë dikë të vdesë?”, pyeti peshkopi kur fjala iu ndërpre në mes nga hyrja e tre të armatosurve. “Qëndroni  pa lëvizur. Askush të mos veprojë”, thanë ata teksa iu afruan Whitehead.

Peshkopi tha se të paktën 100 njerëz ndodheshin në ndërtesë gjatë sulmit, i cili zgjati  2 minuta. Ai beson se shënjestra e tij ishte vetë.  “Një prej tyre shkoi te gruaja ime dhe mori të gjitha bizhuteritë e saj ndërsa mbante armën përpara fytyrës së bebes sime 8-muajshe”.

Burimet e policisë shprehen se peshkopit dhe bashkëshortes së tij i janë marrë bizhuteri me vlerë 1.060.000 Dollarë. Ata vodhën unazën e peshkopit, të martesës, zinxhirin e klerikut dhe varëset nën veshjen e tij.

Kamerat e sigurisë së kishëskanë arriturr të kapin imazhe të makinës së vjedhësve dhe targën.

Whitehead u bë i famshëm këtë vit pasi ndihmoi në negociatat për dorëzimin e një njeriu që vrau një pasagjer në metro. Kleriku beson se u shënjestrua për shkak të vëmendjes mediatike.

Më quajtën peshkopi bling bling. Ata e shfaqën makinën time Rolls Royce ngado. Dhe mendoj se kjo luajti një rol”, tha Whitehead për “CBS New York”. Ai ka ofruar 50.000 Dollarë për kapjen e tyre ndërsa ka kërkuar edhe dënimin më të lartë./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts