Petrit Vasili akuza Veliajt: SPAK të hetojë kryebashkiakun e Tiranës, ka dhunuar ligjin e Pushtetit Lokal dhe ka asgjësuar Këshillin Bashkiak








Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili të mërkurën i ka bërë thirrje SPAK-ut të hetojë kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, pasi ka dhunuar ligjin e Pushtetit Lokal dhe ka asgjësuar Këshillin Bashkiak.

petrit vasili 26 prill

Në një postim në rrjetin social Facebook, Vasili shkruan se Veliaj nuk po hetohet nga SPAK-u, i cili rezultan i kapur nga ai vetë dhe Rama.

Shënimi i plotë:

SPAK ne se ja mban dhe nuk eshte i kapur ta filloje me Veliajn!(Dokumenti).

Veliaj tha sot: “Koha e mos hetimeve është një kohë që ka mbaruar. Kryeministri dhe kryetari i Bashkisë s’i bën mburojë askujt përpara drejtësisë”. Por Veliaj eshte i mos hetuari kryesor i SPAK-ut te kapur nga ai vete dhe nga Rama.

Veliaj ka dhunuar Ligjin e Pushtetit Lokal,”asgjësoi Këshillin Bashkiak për Inceneratorin e Tiranës! Projekti i Inceneratorit të Tiranës është miratuar vetëm nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili është shprehur “parimisht dakord” mbi studimin e fizibilitetit.

Por Veliaj nuk ka asnjë të drejtë për ta miratuar projektin me angazhim financiar për plot 30 vjet. Veliaj vetëm sa e propozon buxhetin e Bashkisë. I vetmi institucion, që miraton buxhetin është Këshilli Bashkiak.

vasili

Neni 54 pika pika “dh” e Ligjit të Vetëqeverisjes Vendore është asgjësuese.

Veliaj si haxhi qamil i vërtetë, vetë shkruan e vetë vulos dhe nuk njeh as ligj e as shtet.

Miratimi personal i Veliajt pa vendimin e Këshillit Bashkiak është:

Privatizimi i Bashkisë së Tiranës nga Veliaj eshte : 1.Vepër korruptive, 2.Rrëmbim i kompetencave pa ligj dhe 3. Shpërdorim detyre.

SPAK e ka shumë të lehtë detyrën.

Po ja mbajti le ta filloje me Veliajn.

Ndryshe eshte thjesht nje SPAK me dy telekomanda nje ne kryeministri dhe nje ne Bashkine e Tiranes.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *