“Petulla katuni me të ik truni”/ Presidenti Meta publikon foton nga plazhi: Pas një ecje të gjatë, nuk mund t’i rezistoja…





Jemi në ditën e fundit të gushtit dhe për Presidentin Ilir Meta pushimet ende nuk kanë përfunduar. Mbrëmjen e sotme ai është shfaqur buzë detit, duke shijuar petulla, një gatim tradicional.

ilir meta

Këto emocione, Kreu i Shtetit i ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, ku thotë se nuk i ka rezistuar dot petullave, të gatuara nga banorët e zonës.

“Petulla katuni me të ik truni”. Pas një ecje të gjatë buzë detit, nuk mund t’u rezistoja petullave si të gjysheve tona, nga duart e këtyre njerëzve të thjeshtë punëtorë, që shërbejnë me kaq dashuri”, shkruan Presidenti Meta.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *