“Pezullimi i Berishës nga grupi i PD, ekstra statutor”/ Grida Duma: Pse Lulzim Basha nuk mund t’ua delegonte përgjegjësinë institucioneve të partisë








Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Grida Duma e ka konsideruar legjitime vendimin e kryedemokratit Lulzim Basha për përjashtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha nga grupi parlamentar.

gridaduma

Në një intervistë në emisionin “Now”, deputetja demokrate shprehet se vendimi i Bashës ishte akt lidershipi.

“Kërkesa ishte për përjashtim nga grupi parlamentar. Kjo është një gjë që e di gjithë opinioni publik shqiptar që kërkesa ishte për përjashtim të z. Berisha pavarësisht kësaj kjo nuk është një gjë që unë e them se kam marrë pjesë në takimin me dyer të mbyllura me Rikerin dhe z. Basha. Unë nuk kam qenë në atë takim. Së pari është mbi statutin, është ekstra statutore sepse është në misionin e ekzistencës së PD. Marrëdhëniet euroatlantike dhe forcimi i marrëdhënieve euroatlantike është mision i ekzistencës së PD”, deklaroi deputetja Duma.

Duke iu përgjigjur kritikave të shumta, Grida Duma thotë se kryedemokrati Lulzim Basha nuk mund t’ua delegonte përgjegjësinë e pezullimit të Berishës, institucioneve të partisë.

“Nuk besoj se është e nevojshme t’i thuash një kryetari të një partie se si duhet ta ndërmarrë rrugën e përgjegjshme dhe të sakrificës për të bërë këtë gjë pjesë të realitetit të vetë. Nëse juve thoni që duhet të bëhet një thirrje anëtarësisë së Partisë Demokratike dhe strukturave të partisë për të votuar. Unë mendoj se është legjitime e gjitha, sepse kryetari i partisë i zgjedhur një anëtar një votë, për çështje të misionit të partisë, duhet ta marrë përgjegjësinë vetë. Unë këtë e kam quajtur akt-vendimmarrës të lidershipit të tij. Do të ishte hipokrizi nëse Basha do t’ia delegonte përgjegjësinë e pezullimit institucioneve të partisë” – thotë Duma.

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *