Menjëherë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të pezulluar ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar dhe kalimin e truallit në pronësi të Bashkisë, ka reaguar kryedemokrati Lulzim Basha.
Përmes një postimi në rrjete sociale, ai ka publikuar një foto nga godina e teatrit përpara shembjes duke e shoqëruar me një fjali, “Gjykata Kushtetuese foli, rradhën e ka SPAK.
Këtë të premte Gjykata Kushteteuse vendosi gjithashtu për të pranuar pjesërisht kërkesat e Presidentit Ilir Meta për Teatrin e ri.
Ajo ka shfuqizuar vendimin për kalimin në pronësi të Bashkisë së Tiranës, truallin e teatrit si dhe kërkesën për shfuqizimin e vendimit për prishjen e teatrit Kombëtar.
© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al