Pezullimi/ Zgjatet agonia te Interi, vendimi për Barelën merret në…









Mungesa e mundshme e Nikolo Barelës në fazën e 1/8-ave të Champions League është një nga temat më shqetësuese te zikaltrit.

BARELA 2

Mesfushori do të humbasë ndeshjen e parë të fazës së 1/8-ave pas kartonit të kuq të marrë të martën në Madrid për shkak të grushtit në pulpën e Militaos, por rrezikon edhe ndeshjen e kthimit.

Bazuar në raportin që do të dorëzojë arbitri Feliks Bryzh, do të merret edhe vendimi që tek Interi pritet me ankth. Ditën e djeshme ama, është mësuar se ankthi do të mbizotërojë te zikaltrit deri në 25 janar, sepse vetëm atëherë do të vijë vendimi zyrtar i UEFA-s, për të cilin Interi do të ketë pak kohë për të apeluar në qoftë se do të jetë në disfavor të mesfushorit.

Precedentët frikësojnë, sepse të tilla situata më parë janë shoqëruar me pezullime, por në Itali deri atëherë po përpiqen të jenë optimistë dhe t’i japin kohë edhe vetë Barelës për t’u rikthyer në formën e tij më të mirë pas momentit delikat që po kalon.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.