Pezullohet certifikimi i “Nord Stream 2” në Gjermani

15:15 16/11/2021

Gazsjellësi ka hasur në kundershtime të forta nga ShBA dhe disa vende evropiane

Agjencia Rregullatore Federale Gjermane pezulloi procedurën e certifikimit për gazsjellësin e diskutueshëm nënujor “Nord Stream 2”, i projektuar për të sjellë gazin rus në Gjermani dhe Evropë.

Konsorciumi me bazë në Zvicër i kërkohet të formojë një kompani sipas ligjit gjerman për të përmbushur parakushtet e mëtejshme për të marrë një licencë operimi.

Derisa asetet kryesore dhe burimet njerëzore të jenë verifikuar, procesi i certifikimit do të pezullohet”, theksoi agjencia.

Gazsjellësi i shumëdiskutuar ka hasur në kundërshtime nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës  dhe disa shtete evropiane, të cilat thonë se do ta bëjë Evropën shumë të varur nga gazi rus.

Në Korrik Uashingtoni dhe Berlini njoftuan një marrëveshje në të cilën ata u zotuan të ndërmarrin veprime në rast se Rusia përpiqet të përdorë energjinë si armë ose kryen veprime të mëtejshme agresive kundër Ukrainës.

Gjithashtu Kievi e kundërshton tubacionin dhe pritet të humbasë mjaft  të ardhura nëse gazi nga Rusia anashkalon tubacionet në territorin ukrainas.

Megjithëse së fundmi rritja e çmimeve të gazit në Evropë për shkak të kërkesës së madhe globale ka nxitur nevojën për më shumë furnizime me gaz nga Rusia.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.