Pfizer dhe BioNTech kërkojnë autorizim në SHBA për të aplikuar dozën përforcuese të COVID-19 tek fëmijët e grupmoshës 5-11 vjeç

Kompania Pfizer dhe BioNTech kanë aplikuar tek Administrata e Ushqimit të Barnave për autorizim për të përdorur një dozë përforcuese të vaksinës COVID.

Pfizer dhe BioNTech kërkojnë që doza përforcuese të përdoret për fëmijët e moshës pesë deri në njëmbëdhjetë vjeç.

Ndërkohë sipas analizave të kryera nga dy partnerët, doza e tretë e vaksinës në këtë grupmoshë rrit me 36 herë antitrupat e nevojshme për t’ju kundërpërgjigjur variantit Omicron.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.