Pfizer dhe Moderna raste shumë të rralla Miokarditi

[embedded content]

15:58 30/06/2021

Efekte të rralla anësore kryesisht të të rinjtë meshkuj 20-30 vjeç

Vaksinimi me dozat e vaksinave Pfizer dhe Moderna shkakton në raste shumë të rralla edhe inflamacione në zemër. Këtë e pohojnë edhe dy studime që Shoqata Mjekësore Amerikane për Kardiologjinë i ka publikuar në revistën e saj shkencore Xhama.

Studimi shqyrtoi dhe vërtetoi rastet e Miokarditit tek 27 persona, pas marrjes së dozave të këtyre vaksinave. 20 prej tyre patën këtë problem pak ditë pas marrjes së dozës së dytë, ndërsa të tjerët pas të parës. 23 prej personave që shfaqën probleme janë meshkuj, pjesëtarë të ushtrisë amerikane. Ky efekt anësor i rrallë i vaksinës shfaqet kryesisht tek meshkujt e moshave rreth të 20-ave apo të 30-ave.

Mbi 177 milionë amerikanë janë vaksinuar deri më tani, ndërsa rastet e inflamacioneve të rralla të zhvilluara pas marrjes së dozave janë mbi 1 mijë.

Këto nuk janë të parat studime që lidhin inflamacionet e zemrës me efektet anësore të vaksinave Pfizer dhe Moderna, të cilat përdorin metodën inovative të lajmëtarit të ARN-së për të nxitur reagimin imunitar anti-Covid. Në fillim të këtij muaji edhe ekspertë të ministrisë izraelite të shëndetësisë konstatuan 275 raste Miokarditi me mbi 5 milionë të vaksinuar ose në 0.0006% të tyre.

Bëhet fjalë megjithatë për një nivel thuajse të papërfillshëm dhe që në asnjë rast nuk është vdekjeprurës. Specialistët thonë se nëse nuk vaksinohesh dhe infektohesh me Covid-19 rreziku i pasojave në zemër është dhjetëra herë më i lartë.

Tv Klan

Të ngjashme Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *