Pfizer dhe Moderna shmangin 90% infektimin

15:36 30/03/2021

Imuniteti pas marrjes së dozave shkon nga 7-9 muaj

Një studim i fundit qendrës kërkimore të Departamentit Amerikan të Veteranëve në Vermont konstaton se vaksinat aktuale anti-Covid mund të krijojnë mbrojtje për të paktën nga 7 deri 9 muaj. Periudha është e përafërt me kohëzgjatjen e antitrupave që krijohen pas shërimit prej infektimit me Covid-19. Studimi i referohet analizave të kryera tek 240 mijë veteranë të vaksinuar të ushtrisë amerikane. Ushtarakët janë të parët që iu nënshtruan vaksinimit anti-Covid në gjithë botën.

Ndërsa kreu i Programit Kombëtare kinez të vaksinimit Uang Haçing tha në një konferencë për shtyp se vaksina e firmës Sinovac krijon mbrojtje ndaj Covid-19 që zgjat minimalisht 6 muaj. Sipas tij, edhe pse ka nisur të injektohet vonë, në Kinë janë shpërndarë për imunizimin e popullsisë 100 milionë doza të saj. Kjo firmë pritet të nisë së shpejti testimin e një vaksine me efikasitet më të lartë kundër koronavirusit.

NĂ« njĂ« tjetĂ«r studim i qendrĂ«s pĂ«r Kontrollin dhe Parandalimin e sĂ«mundjeve nĂ« SHBA arrin nĂ« pĂ«rfundimin se vaksinat qĂ« pĂ«rdorin metodĂ«n RNA kundĂ«r Covid-19, si Pfizer dhe Moderna, parandalojnĂ« plotĂ«sisht infektimin nĂ« 90% tĂ« rasteve, çka pĂ«rbĂ«n edhe nivelin mĂ« tĂ« lartĂ« tĂ« arritur deri mĂ« tani pĂ«r kĂ«tĂ« kategori. 

Tv Klan


TĂ« ngjashme

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *