Pfizer hyn në industrinë fitimprurëse të kanabisit mjekësor

Pas marrëveshjeve miliarda dollarëshe për furnizimin e shumë shteteve me vaksinën anti-Covid, Pfizer do të hyjë në industrinë e kanabisit mjekësor. Hapi i parë është një trajtim premtues të sëmundjes së zorrëve me bazë kanabinoidin.

Javën e kaluar, korporata amerikane shumëkombëshe farmaceutike dhe bioteknologjike Pfizer nënshkroi një marrëveshje me vlerë 6.7 miliardë lekë me kompaninë Arena Pharmaceuticals.

Arena Pharmaceuticals është një kompani bioteknike e specializuar në terapitë me bazë kanabinoidin. Olorinab është një medikamenti që Arena ka zhvilluar mbi bazën e kanabinoidit për zorrët, por ende nuk është miratuar për përdorim nga asnjë autoritet shëndetësor.

“Blerja e Arena plotëson aftësitë dhe ekspertizën tonë në inflamacion dhe imunologji, një motor inovativ Pfizer që zhvillon terapi të mundshme për pacientët me sëmundje të dobëta imuno-inflamatore me nevojën për opsione më efektive trajtimi,” citohet nga Forbes Mike Gladstone, drejtues i Departamentit të Inflamacionit dhe Imunologjisë në Pfizer.

Me blerjen e Arena, Pfizer hyn në industrinë e kanabisit mjekësor dhe i bashkohet kompanive të tjera Big Pharma në hapësirën e kanabisit.

Kompanitë e mëdha farmaceutike kanë hyrë në treg përmes disa operacioneve vitet e fundit.

Ashtu si kompanitë e Big Tobacco, interesi i Big Pharma në industrinë e kanabisit mjekësor rritet me industrinë e kanabinoideve. Kërkimi dhe zhvillimi mbi kanabinoidet po arrin rezultate premtuese në aplikimin e trajtimit. Për këtë arsye, pritet të shihet përfshirja e mëtejshme e kompanive farmaceutike në industrinë e kanabisit mjekësor në vitet në vijim.

Vetëm nga vaksina anti-Covid, Pfizer ka gjeneruar në dy vjet rreth 65 miliardë dollarë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.