Pfizer kërkon që SHBA të autorizojë pilulën Covid

Kompania farmaceutike amerikane Pfizer të martën kërkoi nga rregullatorët që të autorizojnë pilulën e saj Covid pasi u dëshmua se reduktonte shtrimin në spital ose vdekjen me gati 90 për qind në mesin e pacientëve me rrezik të lartë të sapo infektuar.

Lëvizja vjen disa javë pasi Merck iu afrua gjithashtu Administratës së Ushqimit dhe Barnave duke kërkuar një dritë jeshile për kapsulën e saj antivirale kundër koronavirusit.

Ekspertët i shohin medikamentet orale si një shtesë të paçmuar ndaj vaksinave në luftën për t’i dhënë fund pandemisë.

“Me më shumë se pesë milionë vdekje janë shkaktuar nga kjo sëmundje shkatërruese, ekziston një nevojë urgjente për opsione trajtimi që të shpëtojnë jetë”, tha në një deklaratë CEO i Pfizer, Albert Bourla.

“Ne po ecim sa më shpejt që të jetë e mundur në përpjekjet tona për të marrë këtë trajtim të mundshëm në duart e pacientëve.”

Pfizer po kërkon një autorizim për përdorim urgjent (EUA) në bazë të rezultateve pozitive të ndërmjetme nga një provë klinike e fazës së mesme, ku u regjistruan të rriturit pozitivë me Covid, me rrezik të lartë të përparimit në sëmundje të rëndë.

Të dhënat treguan një reduktim prej 89 për qind të shtrimeve në spital ose vdekje nga Covid kur trajtimi filloi brenda tre ditëve nga fillimi i simptomave, pa asnjë vdekje në grupin e trajtimit. Rezultate të ngjashme u panë brenda pesë ditëve nga fillimi i simptomave.

Efektet anësore ndodhën në rreth një në pesë pacientë në të dy grupet e trajtimit, dhe ishin të lehta në intensitet.

Trajtimi kryhet për pesë ditë.

Pfizer ka thënë se do të japë 180,000 kuti të pilulës së saj Paxlovid këtë vit dhe të paktën 50 milionë deri në vitin e ardhshëm.

Të martën ajo njoftoi një marrëveshje me  (MPP) të mbështetur nga OKB për të nënlicensuar prodhimin për furnizim në 95 vende me të ardhura të ulëta dhe të mesme që mbulojnë rreth 53 për qind të popullsisë së botës.

Paxlovid është një kombinim i një molekule të re, PF-07321332, dhe ritonavir antiviral HIV.

Të dy i përkasin një klase të antiviralëve të quajtur “frenues të proteazës”, të cilët bllokojnë veprimin e një enzime kritike për replikimin viral.

Administrata e Presidentit Joe Biden do të njoftojë se po blen 10 milionë kurse të pilulës, raportoi Washington Post.

SHBA po blen gjithashtu 3.1 milionë kuti të pilulës Merck, Molnupiravir.

Duke pasur parasysh afatin kohor, pilula mund të jetë e disponueshme nga fundi i këtij viti ose në fillim të vitit të ardhshëm.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.