Pfizer paralajmëron që vaksina kundër Covid do të bëhet çdo vit

23:25 04/05/2021

Drejtori ekzekutiv i Pfizer, Albert Bourla, ka deklaruar se kompania është kontraktuar për të shpërndarë 1.6 miliardë doza të vaksinës kundër Covid-19 deri në fund të këtij viti.

Po ashtu ai ka bërë me dije se kompania pret që të prodhojë të paktën 3 miliardë doza të vaksinës në 2022 dhe është në diskutime me shumë vende për kontratat shumëvjeçare të furnizimit me doza kundër Covid.

Bazuar në atë që kemi parë, ne besojmë se një do të ketë një kërkesë të vazhdueshme për vaksinë e Covid, e cila do të jetë e ngjashme me atë të gripit që do të bëhet çdo vit“, tha drejtori ekzekutiv i Pfizer.

Ai tha se kompania po pret afërsisht 26 miliardë Dollarë të ardhura nga vaksina kundër Covid-19 për të gjithë vitin 2021.

Bourla gjithashtu ka njoftuar se kompania është duke punuar në provën e dy trajtimeve anti-virale për të trajtuar Covid-19, që do të jetë një mbrojtje shtesë përveç vaksinës./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *