Pikantet e Skënderbeu-Vllaznia/ Tifozët braktisin ndeshjen, Broja merr gjithë vëmendjen

pikantet e skenderbeu vllaznia tifozet braktisin ndeshjen broja merr gjithe vemendjen































Ndeshja Skënderbeu-Vllaznia do të kujtohet me kuptimin e plotë të fjalës si më e pavlera e ideuar ndonjëherë në futbollin shqiptar. “Panorama Sport” sjell disa nga momentet pikante të këtij 90-minutëshi:

MixCollage-25-May-2024-02-38-PM-1570

*Edhe pse ishin shpërndarë bileta falas për këtë ndeshje, tifozët e braktisën “Air Albanian”. Dy klubet ishin nxitur të çonin akademitë e tyre të ndjekin sfidën në kryeqytet.

*Një mysafir special në stadium ishte sulmuesi i Kombëtares, Armando Broja, që e ka mbyllur sezonin me Fulhemin dhe ndodhet në Shqipëri. Ai ishte në tribunë, i shoqëruar nga ministri i brendshëm, Taulant Balla. I ngacmuar, nëse kishte ardhur si tifoz shkodran, ai pranoi: “Jam si tifoz i Vllaznisë”.

* Në tribunën vip ishte vetëmpresidenti Skënderbeut, Ardian Takaj, ai i Vllaznisë, Alban Xhaferi, ishte në krahun verior të tribunës dhe në pushim u bashkuan për të shkuar te bari.

*Dean Liço “ulërin” teksa shënon golin e dytë me kokë. Kapiteni i korçarëve pati edhe një pretendim për penallti në fund, por Hamiti vazhdoi lojën. Liço iu drejtua: “Po të paktën shikoje në VAR”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts