PIKANTET Partizani-Egnatia/ Daja drejton nga lokali, tifozët kapen me Allën








Partizani mori barazimin e pestë këtë kampionat përballë Egnatias. Të kuqtë ende nuk kanë gjetur fitoren e parë, ndërsa ndaj rrogozhinasve ishte edhe më e vështirë pasi trajneri Ilir Daja ishte i pezulluar dhe e pa ndeshjen nga lokali stadiumit. 

filipoviç

-Partizani-Egnatia, takim i vlefshëm për javën e shtatë të Superiores, u luajt në stadiumin “Air Albania” dhe pa praninë e tifozëve. Gjithsesi, të pranishëm në stadium kishte përfaqësues dhe mbështetës nga të dyja kampet që u munduan të krijojnë atmosferë dhe të mbështesin e ekipet. Më të shumtë dhe të zhurmshëm ishin nga kampi i kuq. Në këtë takim ra në sy mungesa e drejtorit të Partizanit, Olsi Rama

. -Trajneri Ilir Daja ishte i pezulluar dhe ndeshjen e pa nga tribuna, i ulur në tavolinën e një lokali që e ka pamjen nga fusha. Në mungesë të Dajës, në protokoll ishte Reinaldo Kalari si trajner i parë, por udhëzimet në këmbë para pankinës i ka dhënë trajneri i portierëve, Ilir Bozhiqi. Zv.trajneri Artim Pollozhani ka qenë gjatë gjithë ndeshjes me kufje në vesh, ku pa dyshim merrte urdhrat nga trajneri Daja në tribunë.

-Në mungesë të sportdashësve zërat në stadium ishin të deshifrueshëm, ku në pjesën e parë më “i zhurmshmi” ka qenë trajneri Gugash Magani me udhëzimet ndaj lojtarëve. Në minutën e 11-të Magani i drejtohet mbrojtësit Teqja, pas mundësisë që pati Cara për të shënuar: “O Teqja a e shikon lojën?” Katër minuta më vonë trajneri i Egnatias u tërheq vëmendjen mbrojtësve duke u kujtuar se po luanin shumë të hapur.

-Në minutën e 29-të zv.trajneri Pollozhani e ka me sulmuesin Filipoviç, që u tregua i pasaktë në finalizim. Pollozhani i nxehur i bërtet sulmuesit në serbo-kroatisht duke i bërë edhe me shenjë për rastin që shpërdoroi.

-Pjesa e dytë nis me vonesë, pasi rrjeta e portës së mbrojtur nga Puja pati probleme dhe u desh ndërhyrja e punëtorëve për ta riparuar. Gjatë kësaj kohe një nga mbështetësit e kuq i drejtohet portierit Alban Hoxha, i cili gaboi te goli i pësuar në minutën e gjashtë: “Hajde Alban, s’ka gjë, do të fitojmë në fund 3-1″. -Batuta dhe ironitë e të pranishmëve në tribunë në drejtim të arbitrit Laver Alla nuk kanë munguar. Një nga mbështetësit e kuq i drejtohet: “O Laver, po ke emër të mirë, pse bën gabime ndaj Partizanit”. Në minutën e 57-të gjyqtari Alla ndalon veprimet e sulmuesit brazilian të Egnatias, Pedro, që po mundohej të hynte në zonë. Arbitri e ndal lojën dhe u jep topin rrogozhinasve për të vijuar aksion. Në këtë moment nis ovacioni i mbështetësve të kuq: “Alla, Alla”, që u shoqërua edhe me të qeshura. Në minutën e 68-të gjyqtari lushnjar ndalon lojën, pasi diçka i ka hyrë sy dhe kërkon ndihmën e stafit mjekësor. Edhe ky moment solli ilaritet në stadium.

-Në minutën e 75-të, qetësinë në stadium e thyen një e bërtitur e trajnerit Ilir Daja nga tribuna në drejtim të Valentino Muratajt. -Në përfundim të ndeshjes disa lojtarë të Partizanit të mërzitur nga mungesa e fitores janë shtrirë në fushë në shenjë dëshpërimi. Gjë e cila u pa edhe pas largimit nga stadiumi. Më i mërzituri ishte kapiteni Alban Hoxha, që e pranoi që tersi nuk po i ndahet.

-Në fund të ndeshjes Bruno Telushi pati një përplasje në distancë me një tifoz në tribunë dhe situata shkoi deri në atë pikë, sa palët e lanë për t’u sqaruar jashtë. Por gjithçka u mbyll aty dhe pa problem.

– Partizani vazhdon të mos e reklamojë stemën e sponsorit të Ligës Profesioniste.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *