Pikantet| Shiroki Brijeg-Vllaznia/ Tension në tribuna, ja çfarë s’u pa në TV








Stadiumi “Pecara” i Shiroki Brijegut ishte i tejmbushur në ndeshjen e djeshme. Me një kapacitet prej 7 mijë vendesh, impianti mbajti rreth 5 mijë të tillë, ndërsa nuk munguan as tifozët e ardhur nga Shkodra.

Tifozet e Vllaznise

Një numër i kufizuar prej 50 vetash u pozicionuan në tribunën që është enkas për miqtë në stadium, ndërsa delegacioni që shoqëronte skuadrën në Bosnjë, u vendos më së shumti në sektorin VIP të impiantit. Në stadium binte në sy edhe prania e shumë femrave nga qyteti boshnjak. “Panorama Sport” ju sjell pikantet e ndeshjes së djeshme.

* Takimi u zhvillua në temperatura shumtë larta, edhe pse ora e startit të lojës ishte 21:00. Në atë moment termometri regjistroi 35 gradë. Ndeshja u ndërpre dy herë vetëm për këtë shkak.

* Në minutën e 25-të sulmuesi Dilaver, i cili është boshnjak, nervozohet me arbitrin rus. Në këtë moment pretendon një faull dhe merr një paralajmërim të fortë nga gjyqtarit. Koincidoi që arbitri ndërpreu lojën për freskim të lojtarëve, por trajneri Brdariç përfitoi në këtë moment dhe i kërkoi llogari arbitrit Aleksei Matjunin për atë rast që pretendoi Dilaveri. Rusi e ndëshkoi me të verdhë trajnerin

* Në fund të ndeshjes pati një acarim të madh në tribunën VIP, ku qëndronin drejtuesit e Vllaznisë dhe mbështetës të ekipit kuqeblu. Fillimisht ishte Adili që u kap me disa tifoz boshnjak, të cilët e ofenduan në gjuhën e tyre mbrojtësin. Në këtë moment në sektorin VIP u futën me dhjetëra forca sigurie, duke vendosur një kordon që ndante përfaqësuesit e klubit shkodran dhe boshnjakët.

Nga i dërguari ynë në Bosnjë, SENAD NIKSHIQI

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *