PIKANTET/ Shkumbini luan me 10 vetë ndaj Tiranës për 10 minuta si pasojë e dëmtimit, sfida gjykohet nga një arbitre femër





Tirana arriti të marrë një fitore të pastër përballë Shkumbinit në Kupë duke triumfuar me rezultatin 0-3. E veçanta e kësaj ndeshje ishte se Shkumbini  luajti me 10 lojtarë në 10 minutat e fundit të lojës pas një dëmtimi të Rrushit, teksa peqinasit i kishin kryer të gjitha zëvendësimet deri në atë minutë. 

tirana shkumbini

-Takimi u ndoq nga shumë shikues, por edhe nga presidenti Refik Halili, i cili ka preferuar ta shoqërojë skuadrën pavarësisht se ishte një përballje për kupë.

-Nga minuta e 80-të Shkumbini luan me 10 lojtarë, pasi dëmtohet Rrushi dhe trajneri Lorenc Pashja i kishte kryer të gjitha zëvendësimet.

-Takimi u gjykua nga arbitrja femër e FIFA-s, Emanuala Rusta. Gjykimi ishte perfekt dhe skuadrat nuk patën kontestime.

-Gjendja e shkëlqyer e tapetit të fushës sportive të Peqinit i bëri përshtypje edhe Refik Halilit sepse ekipi i tij luajti futboll cilësor.

-Shumë pak nga titullarët e Tiranës u aktivizuan në sfidën e Kupës nga Shkumbini. Synimi është marrja e tri pikëve ndaj Kastriotit.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *