PIKANTET Shqipëri-Slloveni/ Sllovenët nuk respektojnë himnin, tifozët bëjnë batuta me Muçin. Ja çfarë nuk u pa në TV








Sllovenët nuk e respektuan himnin Shqipëria U-21 mposhti pastër 2-0 ekipin e Sllovenisë, sfidë që u luajt në “Elbasan Arena”. “Panorama Sport” ju sjell pikantet e këtij takimi:

shpresat

– I gjithë stafi i Kombëtares shqiptare i respektoi të dy himnet duke qëndruar nën shi, ndryshe nga sllovenët që preferuan të qëndronin në pankinë.

– Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, u pa të bisedonte me delegacionin slloven, kryesisht për motin e keq, teksa gjatë atij momenti binte një shi i rrëmbyer në Elbasan. Më pas, e pa ndeshjen nën shoqërinë e presidentit të Elbasanit, Arben Laze.

– Shkallët e stadiumit ishin të boshatisura, teksa vetëm pak tifozë ishin në stadium. Çmimi për këtë ndeshje ishte simbolik, 200 lekë të reja, por me sa duket moti i keq i ka stepur të vijnë në stadium.

– Tifozët presin shumë nga Ernest Muçi dhe bëjnë batuta me të gjatë një momenti: “O Muçi, sqaroi pak këto mo”, ia behu dikush nga stadiumi. – Në fillim të lojës kapiten i skuadrës ishte Ernest Muçi, por diku nga minuta e 25-të ia dorëzon shiritin Jorgo Pëllumbit.

– Bushi ishte shumë ekspresiv gjatë ndeshjes duke dhënë udhëzimet për të tijtë duke dalë jashtë vijave kufizuese. Në këtë moment, gjyqtari i katërt i kthehet i nervozuar: “Të lutem ndalo aty, mos kalo nga vendi yt”. Ia tërheq vëmendjen në pjesën e dytë edhe vetë arbitri kryesor.

– Alban Bushi ka “ndihmës” në tribunë, të cilët japin shpesh udhëzime në tribuna për lojtarët në fushë duke sjellë edhe shpërqendrim te vetë lojtarët në disa raste.

– Në fund, në momentin e penalltisë së miqve, të pranishmit në stadium thërrisnin në kor për portierin Tafas, i cili duhet ta priste penalltinë. Ashtu ndodh, me gardianin e Kukësit që kupton gjithçka dhe mban portën të paprekur.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *