“Pikë kthese për forcën tonë politike”/ Kryemadhi me strukturat në Fier: Vendi ka nevojë për një opozitë të besueshme si alternativë ndaj situatës aktuale








Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me strukturat e partisë në Fier. Me anë të një statusi në Facebook, Kryemadhi shkruan ky moment është një pikë kthese për LSI, që të ringrihet më e fortë.

kryemadhi

Sipas saj, vendi ka nevojë për një opozitë të besueshme si alternativë ndaj situatës aktuale.

Për ne kontakti me njerëzit mbetet i vazhdueshëm, me përgjegjësi edhe më të shtuara pas masakrës zgjedhore të 25 Prillit. Si në qarqet e tjera, analiza e rezultatit të fushatës për Fierin përmban shumë faktorë, që dita ditës bëhen më të qartë për çdo qytetar, opozitar dhe mbështetës të LSI. Ky moment është një pikë kthese për forcën tonë politike, që të ringrihet më e fortë në lartësinë e detyrës së ngarkuar nga qindra mijëra votuesit e saj në 25 Prill, si dhe për të përfaqësuar ëndrrat dhe nevojat e brezit të ri, të cilët më shumë se kurrë kanë nevojë për një opozitë të besueshme si alternativë ndaj situatës aktuale.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.