Memfis Depaj dhe pse ka vetëm 3 javë në ‘’Camp Nou’’ është kthyer në një ndër futbollistët më të rëndësishëm te Barcelona duke treguar cilësitë sa herë që i jepet mundësia.
Por transferimi i tij dhe Agueros në Barcelonë ngeli në hije për shkak të largimit të Leo Mesit teksa holandezi nuk nguron të flasë për pengun e mbetur me ikjen e sulmuesit argjentinas
‘’Të gjithë janë shumë të mirë në klub, Pike më ka ndihmuar shumë pasi anglishtja e tij është shumë e mirë. Gjithashtu kam afrimitet me Zhordi albën dhe De Jongun e Destin pasi i njoh prej kohësh. Është një klimë e qetë në skuadër.
Mesi? Nuk arrita ta njoh. Ai erdhi nga pushimet kur ne po bënim përgatitjet parasezonale pas përfundimit të ‘’Copa America’’ dhe nuk arrita as ti them dot mirupafshim’’, tha sulmuesi holandez.
PANORAMASPORT.AL
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al