Pikë strategjike eksportesh, luftarake dhe propagandistike. Ja arsyet se pse Rusia po bën çmos për të pushtuar Mariupolin

pike strategjike eksportesh luftarake dhe propagandistike ja arsyet se pse rusia po ben cmos per te pushtuar mariupolin
pike strategjike eksportesh luftarake dhe propagandistike ja arsyet se pse rusia po ben cmos per te pushtuar mariupolin

Mariupoli është kthyer në epiqendrën e luftimeve ruse në Ukrainë.

Qyteti port është i rrethuar prej ditësh nga forcat armike, të cilët i kanë vendosur sistematikisht ultimatume ushtarëve kundërshtarë për të dorëzuar armët.

I radhës përfundon në orën 11:00 sipas asaj lokale. Ushtarët ukrainas, thuhet se janë strehuar në një kompleks të madh fabrikash janë strehuar në një kompleks të madh fabrikash çeliku.

Ministri i jashtëm i Ukrainës tha se Rusia ka vendosur ta rrafshojë me tokën qytetin e njohur. Rreth 130,000 qytetarë janë bllokuar në qytetin e rrethuar për 50 ditë dhe po luftojnë për të gjetur ushqim, ujë dhe ilaçe, tha nënkryetari i bashkisë.

Pse ka rëndësi Mariupol?

Pushtimi i Mariupolit do ta linte Rusinë nën kontrollin e një pjese të madhe të Ukrainës jugore dhe lindore. Ajo gjithashtu është “shtëpia” e një prej porteve më të rëndësishëm, që në kohë paqeje luan një rol kryesor në eksportin e çelikut dhe qymyrit. Qyteti, mund të shërbejë edhe për propagandë dhe Kremlini mund ta fabrikojë pushtimin e qytetit si një shenjë që Rusia po i arrin qëllimet e saj në Ukrainë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts