Ping-pong i çuditshëm me Ernest Muçin, Reja ia kthen përsëri Bushit për ndeshjet e U21








Ernest Muçi po përjeton një situatë me të vërtetë të pazakontë sa i përket grumbullimit të tij me fanellën kuqezi. Djaloshi i talentuar i cili në këtë edicion po spikat edhe te Legia e Varshavës, ka ndryshuar përsëri destinacion, duke u kthyer të bëhet pjesë e përfaqësueses U21.

ernest muci

Muçi, në fillim ishte llogaritur si pjesë e Shpresave për eliminatoret e Europianit, por pak ditë më parë, stafi i trajnerit Reja vendosi ta gurmbullonte me ekipin A. Por ashtu siç ndodhi edhe në muajin e kaluar, Muçi ka mbijetuar vetëm pak ditë nën urdhrat e Rejës, me trajnerin që ka vendosur që të kthehet mbrapsht në radhët e përfaqësueses U21 pasi me sa duket nuk ka ndër mend që t’i rezervojë hapësira një futbollisti të tillë.

“Grupit të kuqezinjve i është ribashkuar futbollisti i Legias së Varshavës, Ernest Muçi, i cili kaloi ditën e hënë në grumbullimin e Kombëtares A. Pas dëmtimit të Tedi Carës, stafi kuqezi vendosi të thërriste sërish në ekip sulmuesin Muçi, pas diskutimit me stafin e Kombëtares A.

Kështu, Ernest Muçi ka qenë pjesë e stërvitjes së pasdites dhe do të jetë një ndihmë për dy ndeshjet e rëndësishme në kuadër të eliminatoreve të Kampionatit Europian që Shpresat do të luajnë kundër Sllovenisë dhe Kosovës”, shpjegoi FSHF në njoftimin e saj duke konfirmuar këtë ping-pong me sulmuesin.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *