Pipo Inzagi, nostalgjik para Liverpul-Milan: Kujtime të pabesueshme, ndeshja e jetës time





Dueli mes Liverpulit dhe Milanit bën nostalgjik një personazh të njohur të futbollit botëror që ka përjetuar si protagonist dy sfidat e mëparshme në Ligën e Kampioneve mes skuadrave. Pipo Inzagi, doli i humbur nga e para, por u hakmor në mënyrën e tij te e dyta duke i dhënë suksesin me 2 gola Milanit në finalen e vitit 2007.

inzagi

“Shpresoj të shkoj në “San Siro” pasi më sjell kujtime të pabesueshme. Një ndeshje që vlen të gjithë karrierën, ndeshjen e jetës time.

Milani kthehet të shkelë në skena që meriton dhe në një moment kur është një skuadër e vërtetë që mund të thotë fjalën e saj edhe në ndeshje si kjo, edhe pse kundërshtari është ndër më të padëshiruarit e mundshëm. Nga këto ndeshje mund të rritesh e mësosh siç ndodhi vitin e kaluar kundër Mançesterit në Ligën e Europës. Shpresoj që Milani të bëjë mirë dhe kështu përmirësohet ndeshje pas ndeshje”, tha Inzagi sot para ndeshjes, duke kujtuar atë periudhë.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *