Pixel 3, një telefon më inteligjent seç duhet

12:45 30/03/2021

Telefoni i ri i Google, Pixel 3, i cili vjen me një çmim prej 800 dollarësh, është një telefon tejet inteligjent.

Inteligjenca Artificiale (AI) është e integruar në çdo pjesë të sistemit të tij operativ, nga aftësia për t’iu përgjigjur telefonatave vetë e deri aftësia për të parashikuar rutinën tuaj thuajse në mënyrë perfekte.

Është një telefon shumë i mirë, por ka vetëm një ‘hile’. Për ta shfrytëzuar në maksimum duhet që të lejoni Google që të mbledhë shumë të dhëna rreth jush.

Një prej opsioneve më funksionale, sidomos për përdoruesit amerikanë, është ‘Screening Call’.

Kur dikush që nuk e njihni ju telefonon, mjafton të shtypni këtë opsion dhe në lojë futet asistenca e Google që përgjigjet në vendin tuaj duke kërkuar për emrin dhe qëllimin e telefonatës.

Përgjigja ndodh në kohë reale, kështu që mund të ndërhyni dhe të përgjigjeni nëse dëshironi. Përdoruesit janë gjithashtu në gjendje që të kërkojnë më shumë informacion duke shtypur buton si “Tell me more”.

Pixel 3 karikohet me wireless dhe ka një kamerave të mrekullueshme.

Kamera ka disa opsione inteligjente, të tilla si Google Lens, që mund të nxjerrë numrat nga një kartë biznesit për shembull, të përkthejë menutë, e madje edhe përpiqet të identifikojë çdo që e drejtoni kameran.

Mund të monitorojë gjithashtu fytyrën tuaj, duke pritur për një buzëqeshje apo një fytyre komike për të bërë selfie-n perfekt. Ndërsa për fotografitë e zakonshme mund të shkrepë disa, në mënyrë që të zgjidhni më të mirën.

Pixel 3 vjen me versionin më inteligjent të Android-it të Google, ndoshta pak më inteligjent sa duhet…//tvklan.al

“”Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al “”

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *