Pjesë e një programi ndërkombëtar, Zvicra do të pranojë deri në 1,600 refugjatë nga pesë vende

Qeveria zvicerane ka vendosur të mirëpresë deri në 1,600 refugjatë gjatë dy vjetëve si pjesë e një programi ndërkombëtar të zhvendosjes. Kjo shifër për vitet 2022/2023 është e pandryshuar nga kuota për periudhën aktuale.

Megjithatë, qeveria tha se do të pranojë deri në 300 refugjatë shtesë, të cilët nuk mund të përfshihen në një program të mëparshëm për shkak të pandemisë Covid-19.

Zvicra do të përqendrohet në viktimat e konflikteve ushtarake në Lindjen e Mesme dhe nga rajoni mesdhetar qendror, si dhe njerëzit që largohen nga persekutimi. Për arsye praktike, programi zviceran do të jetë i kufizuar në refugjatë nga maksimumi c, tha të mërkurën Sekretariati Shtetëror i Migracionit, përcjell albinfo.ch.

Sekretariati shtoi se pjesëmarrja e Zvicrës në programin e zhvendosjes nën kujdesin e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët ka qenë një pjesë integrale e politikës së vendit për refugjatët për disa dekada, përcjell tutje albinfo.ch.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *