Pjesë e Samitit në Bruksel, presidenti Biden siguron aleatët e NATO-s për “mbrojtjen reciproke”

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, tha se NATO-ja është “shumë e rëndësishme” për interesat amerikane. Sipas tij klauzola e NATO-s për mbrojtje reciproke është “një detyrim i shenjtë”. Biden i bëri komentet pasi mbërriti në Bruksel për një samit me udhëheqësit e NATO-s.

Presidenti amerikan tha se ai dëshiron që Evropa ta kuptojë se SHBA-ja qëndron pranë saj. Pjesëmarrja e presidentit Biden në samitin e NATO-s është pjesë e një turneu evropian që ka për qëllim përmirësimin e raporteve transatlantike, të lëkundura gjatë udhëheqjes së paraardhësit të tij, Donald Trump.
Duke folur para gazetarëve para fillimit të samitit, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, u bëri thirrje vendeve anëtare që t’i përgjigjen rritjes së ndikimit të Kinës.
“Ne nuk po hyjmë në një Luftë të re të Ftohtë dhe Kina nuk është kundërshtari ynë, as armiku ynë”, u tha Stoltenberg gazetarëve në selinë e NATO-s.

Krerët e shteteve dhe qeverive të NATO-s gjatë samitit të NATO-s në Bruksel më 14 qershor 2021. Udhëheqësit e NATO-s pritet të lëshojnë një deklaratë, në të cilën Kina do të etiketohet si rrezik për sigurinë. Rusia është gjithashtu një nga pikat kryesore të agjendës së samitit të NATO-s.
Që nga marrja e detyrës në janar, Biden e ka kritikuar Moskën për rolin e saj në konfliktin e Ukrainës, ndërhyrjen e pretenduar të Rusisë në zgjedhjet e vendeve të tjera dhe sulmet kibernetike nga hakerët me bazë në Rusi.

Nga Brukseli, Biden do të udhëtojë në Gjenevë të Zvicrës ku do të takojë presidentin rus, Vladimir Putin. Takimi mes dy liderëve mbahet më 16 qershor. Presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen, Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, Presidenti francez, Emmanuel Macron, Kryeministri italian, Mario Draghi, ai i Kanadasë, Justin Trudeau, i Japonisë Yoshihide Suga dhe Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel. Jamie Shea është president i Qendrës për Studime të Luftës. Ai ka qenë një zyrtar i NATO-s për gati katër dekada para se të largohej nga organizata më 2018. Shea thotë se pavarësisht shumë temave të rëndësishme që udhëheqësit e NATO-s duhet të trajtojnë, detyra kryesore për presidentin Biden është që thjesht të rikonfirmojë angazhimin e Uashingtonit për mbrojtjen e NATO-s.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *