PKK merr përgjegjësinë e sulmit terrorist në Turqi

pkk merr pergjegjesine e sulmit terrorist ne turqi
pkk merr pergjegjesine e sulmit terrorist ne turqi

18:31 01/10/2023

Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) ka përsipër përgjegjësinë për sulmin terrorist të ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në Ankara të Turqisë. Kjo parti konsiderohet grup terrorist në Turqi, Bashkimin Europian, Britaninë e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Ameriakës.

Shpërthimi ndodhi jashtë Ministrisë së Brendshme turke. Autorët ishin 2 persona, të cilët mbërritën me makinë rreth orës 09:30 me orën lokale dhe ndërmorën sulmin duke plagosur dy oficerë policie.

Një prej autorëve u vetëhodh në erë përballë ndërtesës së Ministrisë, ndërsa tjetri u neutralizua nga policia. Shpërthimi në bulevardin Ataturk ndodhi vetëm pak orë përpara seancës parlamentare.

Siç shihet edhe në këto pamje, dy terroristët erdhën më makinë. Ata zbritën prej saj dhe hodhën një sasi të vogël eksplozivi në drejtim në Ministrisë, në mënyrë që të shpërqendronin rojet e sigurisë.

Personi i dytë hapi zjarr në drejtim të rojeve që ndodheshin në hyrje të portës, përpara se të vetëshpërthente. Ndërsa personi tjetër, vrapoi drejt ndërtesës dhe u qëllua menjëherë për vdekje nga policia.

Dy oficerë mbetën të plagosur. Njëri u qëllua në kraharor, ndërsa tjetri mori dëmtime në të dyja këmbët si dhe në njërin prej syve.

Ministri i Brendshëm turk, Ali Yerlikaya, i cili menjëherë e cilësoi ngjarjen sulm terrorist, tha se dy policët ishin jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë një zyrtar i sigurisë, për BBC tha se autorët e kishin rrëmbyer makinën të shtunën në Kayseri, qytet që ndodhet rreth 260 kilometra në juglindje të Ankarasë. Ata mësohet se e qëlluan për vdekje shoferin, një djalë 24-vjeçar me profesion veteriner.

Zyrtari tha po ashtu se po analizohen pamjet e kamerave të sigurisë nga Kayseri, që ndodhet në kufi me Sirinë, për të përcaktuar se nga erdhën autorët.

Ndërkohë, në fjalën e tij në parlament, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan e përshkruajti sulmin si “grahmat e fundit të terrorizmit”. “Njerëz të ligë që shënjestruan paqen dhe sigurinë e qytetarëve tanë. Nuk ia arritën qëllimit dhe nuk do t’ia arrijnë kurrë qëllimit”.

Militantët kurdë kanë qenë nën presion të madh nga autoritetet, që kanë burgosur liderët e tyre dhe kanë ndërmarrë operacione ushtarake kundër bazave kurde brenda në Turqi dhe nëpër kufirin në Siri e Irak.

Shpërthimi me bombë i kësaj të diele ishte i pari në Ankara që prej vitit 2016, kur një valë vdekjeprurëse sulmesh mbërtheu vendin. Sulmi i fundit në kryeqytetin turk ishte në Mars të 2016-s, i pesti përgjatë atij viti.

Ndërsa sulmi i fundit masiv në Turqi ishte në Nëntor të vitit të shkuar, kur një bombë shpërtheu në një rrugë të populluar në Stamboll, duke i marrë jetën 6 personave. Autoritetet turke fajësuan grupet militante kurde në Siri, megjithatë askush nuk e mori përsipër përgjegjësinë e sulmit./tvklan.al

pkk merr pergjegjesine e sulmit terrorist ne turqi

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts