Plagosen 13 persona në Teksas

21:50 12/06/2021

13 persona kanë mbetur të plagosur në Austin të Teksasit, pasi një person filloi të gjuante me armë në zonën Sixth Street, e cila është e mbipopulluar me bare, klube, salla koncertesh dhe dyqanesh. Dy nga të plagosurit janë në gjendje kritike.

Policia është në kërkim të autorit të kësaj ngjarje. Autoritetet po hetojnë shkaqet e këtij incidenti i cili mbetet ende i paqartë. Aktualisht po shqyrtohen pamjet e kamerave të sigurisë të disa bizneseve për të përcaktuar se çfarë ka ndodhur. Hetuesit nuk kanë përjashtuar përfshirjen e bandave në përplasje të armatosura.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *