Plagoset me armë gazetari holandez i krimeve

08:26 07/07/2021

Peter de Vries në gjendje të rëndë prej plumbave në kokë

Plagoset rëndë në një atentat me armë, një ndër gazetarët më në zë që mbulon ngjarjet kriminale në Holandë. Peter de Vries u qëllua me armë mbrëmjen e të martës në Amsterdam, sapo kishte dalë nga studio e një emisioni televiziv.

Plumbat i shkaktuan plagë edhe në kokë, ndërsa aktualisht po kurohet në spital dhe është në rrezik për jetën.

Policia arrestoi 3 të dyshuar, të cilët u liruan pasi u konstatua se nuk kishin lidhje me ngjarjen. Në të kaluarën, 64-vjeçari kishte marrë disa herë urdhëra mbrojtjeje nga policia pasi jeta e tij konsiderohej në rrezik.

Në shumë raste ai kishte zbuluar aferat kriminale mes grupeve të trafikut të kokainës në Holandë, që konsiderohet edhe si porta kryesore europiane e lëndëve narkotike që vijnë nga Amerika Latine.

Kryebashkiakja e Amsterdamit e konsideroi sulmin “mizor dhe të pashpirt”, ndërsa Kryeministri Mark Rute tha se sulmi ishte një goditje e rëndë ndaj gazetarisë në këtë vend.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *