Plagoset rëndë gazetari i kronikës së zezë në Holandë

08:26 07/07/2021

Një gazetar i shquar i krimit në Holandë u plagos rëndë, pasi u qëllua në një rrugë në Amsterdam, të martën mbrëma.

Policia tha se Peter R de Vries u dërgua në spital në gjendje serioze.

Transmetuesi kombëtar NOS tha se ai u sulmua disa minuta pasi u shfaq në një emision televiziv.

NOS citoi dëshmitarët të kenë thënë se de Vries u qëllua në kokë.

Në të kaluarën, gazetarit i është dhënë mbrojtje nga policia, pasi ka marrë kërcënime, për shkak të përfshirjes në çështje penale si gazetar hulumtues.

Kryetarja e Amsterdamit, Femke Halsema, tha se gazetari “po lufton për jetën e tij”, ndërsa sulmin e cilësoi si “mizor dhe të pashpirt”.

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, tha se lutet për jetën e de Vries dhe shtoi se “gazetaria e lirë është thelbësore për shoqërinë”.

Policia tha se tre persona janë arrestuar në lidhje me sulmin. /REL

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.