Plagoset rëndë gazetari i njohur investigativ holandez, arrestohen tre të dyshuar

Gazetari i famshëm holandez Peter R. de Vries, i njohur për raportimet e tij në botën e krimit, po lufton për jetën e tij, pasi u qëllua në një rrugë të Amsterdamit.

Autoritetet holandeze njoftuan se janë arrestuar tre të dyshuar, përfshirë edhe autorin e mundshëm, por nuk dhanë hollësi të tjera për ngjarjen.

“Ai u plagos rëndë dhe po lufton për jetën e tij”, tha kryetarja e bashkisë së Amsterdamit, Femke Halsema në një konferencë me gazetarët. “Ai është një hero kombëtar për të gjithë ne. Një gazetar i rrallë, i guximshëm, që pa u lodhur kërkoi drejtësi”.

Gazetari De Vries fitoi çmimin ndërkombëtar Emmy në vitin 2008 për punën e tij në hetimin e zhdukjes së adoleshentes amerikane Natalee Holloway në Aruba, në vitin 2005.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *