Plagoset shkrimtari Salman Rushdie

17:50 12/08/2022

U sulmua me thikë ndërsa bëhej gati të mbante një leksion

Shkrimtari Salman Rushdie u sulmua të premten me teksa ishte gati të fliste në institutin “Chautauqua”, në Nju Jork. Sipas agjencisë Reuters një burrë hipi në skenë dhe sulmoi shkrimtarin 75-vjeçar. Sulmuesi më pas u ndalua.

Policia e Shtetit të Nju Jorkut tha se shkrimtari Salman Rushdie ka një plagë në qafë, e cila është shkaktuar nga sulmi me thikë. Po sipas policisë së Nju Jorkut shkrimtari 75-vjeçar u transportua me helikopter në një spital, ndërsa sulmuesi ndodhet në paraburgim.

“Ai është gjallë dhe duke marrë kujdesin që i duhet”, tha guvernatorja e Nju Jorkut, Kathy Hochul.

Rushdie, i cili lindi në një familje myslimane në rajoni e Kashmirit të Indisë, është i njohur për librin “Vargjet Satanike”, i cili është ndaluar në Iran që nga viti 1988, pasi shumë myslimanë e konsiderojnë atë si blasfemi.

Një vit më vonë, në vitin 1989 ish udhëheqësi i Iranit Ayatollah Ruhollah Khomeini lëshoi një dekret fetar, ku bëhej thirrje për vdekjen e shkrimtarit Rushdie.

Qeveria e Iranit është distancuar prej kohësh nga dekreti i Khomeinit, por ndjenjat anti-Rushdie kanë mbetur. Në vitin 2012, një fondacion fetar gjysmë zyrtar iranian e rriti shpërblimin për vrasjen e shkrimtarit Rushdie nga 2.8 milionë dollarë në 3.3 milionë dollarë.

Rushdie u bë i njohur me romanin e tij të vitit 1981, fitues i çmimit Booker, “Fëmijët e Mesnatës”, por libri “Vargjet Satanike” i dha atij njohje në mbarë botën.Rushdie u bë shtetas amerikan në vitin 2016 dhe jeton në qytetin e Nju Jorkut.

Ai ka qenë një kritik i ashpër i fesë në të gjithë spektrin dhe kritik ndaj shtypjes dhe dhunës në Indi, duke përfshirë edhe nën qeverinë hindu-nacionaliste të kryeministrit Narendra Modi.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts