Plagosi gruan dhe djalin/ Pas rreth një ore, RENEA arrin të futet brenda banesës së 62-vjeçarit të armatosur

Pas rreth një ore, RENEA ka mundur që të futet brenda banesës së 62-vjeçarit Ramiz Muçollari. Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Lorena Kodra.

Kujtojmë se Muçollari, 62 vjeç, ka plagosur me thikë në këmbë bashkëshorten e tij Pëllumbesha Muçollari, 58 vjeçe dhe me sende të forta në kokë djalin e tij Kamber Muçollari, 27 vjeç.

Aktualisht dy të plagosurit ndodhen në spitalin e Korçës, në kujdesin e mjekëve. Policia ka shkuar drejt adresës së dhënë, ku kanë konstatuar të mbyllur në banesën e tij autorin e dyshuar, i cili është i armatosur me armë zjarri.

Shërbimet e Policisë kanë mbajtur të rrethuar banesën dhe kanë marrë masa sigurie, pasi 62-vjeçari ka hapur zjarr në drejtim të Policisë lokale.

[embedded content]

Në vendngjarje, kanë mbërritur Forcat Speciale “Renea”, të cilët në bashkëpunim me strukturat e DVP Korçë, si dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, mbajtën të rrethuar zonën, ndërsa 62-vjeçari nuk ka pranuar të dorëzohet dhe vijoi të qëllojë në drejtim të forcave të Policisë.

Sipas deklarimeve paraprake të marra familjarëve të tij, dyshohet se shtetasi Ramiz Muçollari vuan nga probleme të shëndetit mendor.

[embedded content]

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts