Plagosi me armën e shërbimit agresorin e të vëllait dhe më pas u vetëdorëzua, del fotoja e oficerit të ushtrisë

plagosi me armen e sherbimit agresorin e te vellait dhe me pas u vetedorezua del fotoja e oficerit te ushtrise
plagosi me armen e sherbimit agresorin e te vellait dhe me pas u vetedorezua del fotoja e oficerit te ushtrise

Personi që shihni në foto është oficeri i ushtrisë, Ermal Muzhaqi, i cili plagosi sot një 34-vjeçar pas sherrit ku u lëndua dhe vëllai i tij.

Ngjarja ndodhi rreth orës 12:20, në Vorë. Gazetari Igli Çelmeta raporton për BalkanWeb se ushtaraku, i cili ishte në makinë me vëllain e tij të vogël, Klejdi Muzhaqi, nxori armën e shërbimit dhe hapi zjarr ndaj agresorit të 24-vjeçarit, duke e plagosur.

Gjithçka nisi kur Ergest Hoxha plagosi me thikë vëllain e ushtarakut, sherr që degradoi më pas me dy të plagosur.

“Sot rreth orës 12:20, në Vorë, shtetasi E. H., 34 vjeç, ka plagosur me thikë në krah shtetasin K. M., 24 vjeç, banues në Vorë, pasagjer në automjetin me drejtues shtetasin E. M., 27 vjeç, (vëllezër). Në këto momente, drejtuesi i mjetit, shtetasi E. M., (oficer ushtrie), ka nxjerrë armën e shërbimit dhe ka plagosur shtetasin E. H.

Të dy të dëmtuarit janë shoqëruar në spital, për ndihmë mjekësore, ndërsa shtetasi E. M., është vetëdorëzuar në Polici, së bashku me armën e shërbimit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e policisë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts