“Plagosja në zyrën elektorale të PD s’ka motiv politik”/ Rama: Autori, asnjë lidhje me PS, përkundrazi…Ja mesazhi për Bashën



Kryeministri Edi Rama thotë se plagosja e Bledar Okshtunit në zyrën elektorale të PD në Kavajë nuk ka asnjë motiv politik.

edi rama tropoje

Në një status në rrjetet sociale, Kreu i Qeverise hedh poshtë pretendimet se autori është militant i PS, madje Rama shkon më tej duke thënë se është mbështetës i PD.

Rama kishte edhe një mesazh për Lulzim Bashën, kur tha se duhet të largohet nga Meta dhe Berisha.

“Është krejt e qartë që ngjarja e Kavajës s’ka asnjë motiv politik! Autori s’ka asnjë lidhje me PS, përkundrazi është militant i PD! PD s’ka faj për ngjarjen po për politizimin skandaloz! Lulëzim bëhu burrë, ndahu nga Iliri e Saliu, boll bëre kukullën e të paudhëve pa din e iman”, shkruan Rama.

rama ne tw

PO CFARE THA AUTORI I PLAGOSJES NGA ARRATIA?

Ndriçim Tahiri Jonuzi, personi i shpallur në kërkim si autori i dyshuar për plagosjen e 27-vjeçarit Bledar Okshtuni, në selinë e PD-së në Kavajë ka folur sot nga arratia.

Ai ka theksuar se nuk është socialist, por ka përmendur disa nga ato që ai i quan sakrifica për PD-në.

“Këtë video e kam për vëllezërit e mi, të rrinë të qetë se as kam ndërmend të merrem me politikë. Më kanë thënë që Lul Basha kryetari i PD më ka cilësuar si socialist e nuk më vjen mirë fare me mi humb gjithë ato sakrifica gjithë jetën time për PD vetem se me shfrytëzu këtë rast për fushatë negjithatë cdo njeri e din vet.

U ka dash me fol gjithë PD së vjetër jam apo s’jam socialist unë duke i marrë me radhë ish kryetarin e PD, Engjell Carajn, ish kryetari i bashkisë Halit Shamatën ish ministër i Brendshëm e pyte mirë Halitin me gjithë badigardin e vet kur na iku Safet Zhulali që po prisnin horrat e Vlorës që do përdhunonin gratë në Kavajë e do vritshin e presshin kush ndejti aty me rreziku kokën socialistiu apo unë”

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *