Plagosja te selia e PD-së, Presidenti Meta niset me urgjencë drejt Kavajës



Presidenti i Republikës, Ilir Meta është nisur drejt Kavajës, ku pasditen e sotme u shënua një ngjarje e rëndë zyrën e selisë së PD-së në këtë qytet.

Ilir Meta- konferenca1

“Presidenti Meta, sapo u nis nga Elbasani, drejt Kavajës së pamposhtur të Demokracisë!” shkruan zëdhënësi i Kreut të Shtetit, Tedi Blushi.

Mësohet se autorët e ngjarjes janë: Ndriçim Jonuzi, Markel Shtylla– drejtori i Policisë Bashkiake dhe Dorian Troplini.

“Panorama” ka mësuar se Ndriçim Jonuzi ose Ndriçim Tahiri ka qenë person i shpallur në kërkim dhe është me precedent të theksuar kriminal në fushën e krimit kundër jetës në një nga vendet e BE-së.

Mësohet se në mars të vitit 2014 policia e Kavajës në bashkëpunim me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, kanë bërë të mundur kapjen e një të kërkuari për vrasje në Torino, të Italisë.

Forcat e policisë e kanë mbajtur nën vëzhgim 36 vjeçarin Ndriçim Jonuz Tahiri, lindur e banues në Kavajë dhe e kanë ndjekur atë. Kur ka dalë nga xhamia ku po falej, agjentët e policisë i kanë hedhur prangat pa hasur në rezistencë.

“Ky shtetas ka qenë i kërkuar ndërkombëtar nga Interpol Roma  me datë 29 Maj 2007, të Gjykatës së Torinos në Itali, e cila e ka dënuar me 8 vjet burg për veprën penale të vrasjes“, ka njoftuar policia asokohe.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *