Plan për korridor drithi në Odesa?

20:20 06/06/2022

Shtypi rus: Ankaraja, Kievi dhe Moska bien dakord

Bllokimi i eksportit të drithit ukrainas për shkak të sulmit rus që rrezikon të shkaktojë krizë ushqimore globale mund të marrë zgjidhje këtë javë. Shpresat janë tek Ankaraja, ku ministrat e Jashtëm të Turqisë dhe Rusisë do të bisedojnë për këtë çështje, më 8 dhe 9 Qershor.

E përditshmja ruse Izvestia citon burime zyrtare ruse që thonë se Moska, Ankaraja dhe Kievi kanë rënë dakord për hapjes së shpejti të një korridori nga porti i Odesës, që do të lejojë eksportin e grurit drejt vendeve europiane.

Izvestia shkruan se është gati edhe plani për garantimin e eksporteve, që do të bëhet nga ushtria turke. Trupat turke do të kryejnë pastrimin e zonës së portit të Odesës nga minat dhe do të shoqërojnë ngarkesën drejt territorit turk nga ku do të bëhet edhe shpërndarja. Aksioni pritet të monitorohet edhe nga Kombet e Bashkuara.

Ukraina ka mbi 20 milionë tonë drithë pa eksportuar nga të korrat e deritanishme, të penguara nga sulmi rus. Këtë vit pritet që prodhimi i drithit të jetë 40% më i ulët krahasuar me planin prej 33 milionë tonë.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.