Plan sekret? Petkoviç: Politikanët në Kosovë të mos shpresojnë se mund të pushtojnë Veriun, Serbia nuk ka për ta lejuar

Shefi i Zyrës për Kosovën në Serbi, Petar Petkoviç ka paralajmëruar se politikanët në Prishtinë mund të thurrin një plan për të pushtuar Veriun.
Ai theksoi se edhe nëse ka një plan, nuk kanë për t’ia dalë pasi Serbia nuk do e lejojë në asnjë mënyrë.

“Ashtu si askush nuk do të jetë në gjendje të mbyllë komunitetet serbe në jug të Ibrit dhe të asimilojë serbët që jetojnë atje. Ne do të vazhdojmë të jemi të pranishëm kudo që është populli serb, për të investuar, ndërtuar dhe punuar në komunitetet serbe,” tha Petkoviç.

Po ashtu ai ka garantuar Kosovës se Serbia është gati të zgjidhë çdo çështje në dialog, por nga ana tjetër thekson se politikanët shqiptarë bëjnë thirrje për konflikte e kërcënime me armë.

“Beogradi është gati të zgjidhë të gjitha çështjet e hapura me Prishtinën në dialog dhe në tryezën e negociatave, dhe në vend të dorës konstruktive të bashkëpunimit, politikanët shqiptarë bëjnë thirrje për konflikte dhe kërcënime të armatosura. Nuk është e mundur të ndërtohet bashkëjetesa dhe një bazë për normalizimin të marrëdhënieve në një mjedis të tillë, “-shtoi Petkoviç.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *