Plani austriak për integrimin e Ballkanit në BE

plani austriak per integrimin e ballkanit ne be
plani austriak per integrimin e ballkanit ne be

22:45 14/06/2022

Kryediplomati Schallenberg pranon dokumentin e ri

Austria konfirmon dokumentin e publikuar ditë më parë në media ndërkombëtare ku zbulohet plani austriak se si mund të integrohen vendet e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian. Ministri Federal për Çështjet Evropiane dhe Ndërkombëtare të Austrisë, Alexander Schallenberg, gjatë qëndrimit në Prishtinë kur është pyetur për ekzistimin e këtij dokumenti ka thënë se tashmë ai është dorëzuar te palët ndërmjet ambasadorit në Kosovë.

“Ideja e kësaj shkrese, këtij dokumenti është që qasja e Austrisë se si mund ta jetësoj këtë proces të anëtarësimit. Nuk do të ketë nevojë për ndryshim kontratash por bëhet fjalë për vullnet politik. Mendoj që me këtë premtimin tonë mund ta bëjmë të zbatueshëm”.

Ai ka thënë se duhet të hapen negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE si dhe Kosovës duhet t’i liberalizohen vizat.

“Ne duhet të kemi parasysh që Moska e ka mundësinë që të bëjë destabilizim të rajonit vetëm me një gjuajte. Mendojmë që sulmi i Rusisë në Ukrainë është një thirrje për të zgjuar BE-në për të trajtuar synimin e anëtarësimit në BE”.

Pas kancelarit gjerman edhe ai ka përmendur njohjen e Kosovës nga Serbia.

“Nënvizova gatishmërinë dhe seriozitetin tonë në këtë proces. Folëm edhe për dialogun me Serbinë. Gatishmëria e të dy palëve për të bashkëpunuar është e madhe”.

Ai gjatë qëndrimit në Kosovë është takuar me Presidenten Vjosa Osmani dhe Kryeministrin Albin Kurti.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts