Plani i presidentit Biden për faljen e borxheve për studentët kapërcen dy sfida ligjore

plani i presidentit biden per faljen e borxheve per studentet kapercen dy sfida ligjore
plani i presidentit biden per faljen e borxheve per studentet kapercen dy sfida ligjore

08:59 21/10/2022

Një gjykatës federal të enjten hodhi poshtë një sfidë ligjore të udhëhequr nga republikanët ndaj planit të Presidentit Joe Biden për të anuluar miliarda dollarë nga borxhet e studentëve, menjëherë pasi anëtarja e Gjykatës së Lartë të SHBA Amy Coney Barrett refuzoi një kërkesë në një rast tjetër për ta bllokuar atë.

Gjykatësi Henry Autrey në St. Louis të Mizurit tha se megjithëse gjashtë shtete të drejtuara nga republikanët kishin ngritur “shqetësime të rëndësishme për planin e lehtësimit të borxhit”, atyre u mungonin argumentat e nevojshme ligjore për të ndjekur çështjen.

Nebraska, Misuri, Arkansasi, Ajova, Kansasi dhe Karolina e Jugut kishin pretenduar në padinë e tyre se plani i zotit Biden anashkalonte autoritetin e Kongresit dhe vinte në rrezik të ardhurat tatimore të shteteve dhe paratë e fituara nga entitetet shtetërore që investojnë ose ofrojnë kredi.

Çështja që ata kishin ngritur ishte vetëm njëra nga paditë që prokurorët e përgjithshëm të shteteve dhe grupet ligjore konservatore kanë paraqitur duke kërkuar të pezullojnë planin paraqitur nga presidenti Biden në gusht për faljen e një pjese të borxheve për studentët që kishin marrë kredi.

Gjykatësi Autrey e mori vendimin rreth një orë pasi anëtarja e Gjykatës së Lartë Barrett refuzoi pa dhënë shpjegim për arsyen një kërkesë urgjente nga Shoqata e Taksapaguesve të Qarkut Brown me qendër në Uiskonsin, për të pezulluar planin e lehtësimit të borxhit.

Një gjykatë më e ulët kishte hedhur poshtë padinë e grupit të shtetit Uiskonsin, sepse nuk mund të argumentonte se ishte dëmtuar personalisht nga lehtësimi i huave. Gjykatësja Barrett është caktuar nga Gjykata e Lartë për të vepruar për çështjet emergjente që dalin nga një grup shtetesh, përfshirë Uiskonsin.

Prokurorë të përgjithshëm të shteteve republikane premtuan të apelojnë vendimin e gjykatësit Autrey. Prokurori i Përgjithshëm i Nebraskës, Doug Peterson tha në një deklaratë se “shtetet vazhdojnë të besojnë se ato në fakt kanë të drejtën të ngrenë sfida të rëndësishme ligjore.”

Zoti Biden tha në gusht se qeveria e Shteteve të Bashkuara do të falë deri në 10,000 dollarë borxhe kredie studentore për huamarrësit që marrin më pak se 125,000 dollarë në vit, ose 250,000 dollarë për çiftet e martuara. Studentëve që kanë marrë hua për shkak të të ardhurave më të ulëta do t’u anulohen deri në 20,000 dollarë të borxhit.

Vendimi ishte përmbushja e një premtimi që zoti Biden bëri gjatë fushatës presidenciale 2020 për të ndihmuar ish-studentët e ngarkuar me borxhe. Zyra e Kongresit për Buxhetit llogariti në shtator se falja e borxhit do t’i kushtonte qeverisë rreth 400 miliardë dollarë.
Demokratët shpresojnë se kjo lëvizje do të rrisë mbështetjen për ta në zgjedhjet për kongresin më 8 nëntor, në të cilat përcaktohte kontrolli i Kongresit.

Republikani i lartë i Senatit Mitch McConnell e quajti faljen e borxhit “socializëm” që do të përkeqësojë inflacionin, do të shpërblejë “aktivistët e ekstremit të majtë” dhe do t’u japë një “shuplakë në fytyrë” amerikanëve që kanë shlyer kreditë e tyre studentore ose kanë zgjedhur rrugë karriere përfshirë shërbimin në ushtri për të shmangur marrje borxhesh. /VOA

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts