Plani i Vjenës për riatdhesimet

20:35 27/06/2021

Negociatat të ndërlidhen me riatdhesimet e shpejta

Ideja për të ndërlidhur hapjen e negociatave të BE-së dhe integrimin evropian me përpjekje të shtuara në riatdhesimin e azilkërkuesve të paligjshëm është e hershme dhe mund të ndihmonte në kthimin e tyre të shpejtë në shtëpi. Asgjë e tillë nuk ka ndodhur deri më tani dhe ideja e kampeve të riatdhesimit jashtë kufijve evropiane nuk po zbatohet.

Në këto kushte Austria, Polonia, Republika Çeke, Hungaria, Kroacia, Sllovenia, Rumania dhe Bullgaria kanë vendosur që të koordinojnë veprimet për të përballuar emigracionin e paligjshëm në rrugët ballkanike.

Shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe Moldavia kanë statusin e vëzhguesit ne Forumin e Salzburgut ku koordinohen veprimet për mbrojtjen e kufijve dhe riatdhesimet. Ministri i Brendshëm austriak Karl Nehammer po përgatit reformimin e ligjit të azilit për të shpejtuar kthimin vullnetar të emigrantëve të paligjshëm.

“Ne duhet të dërgojmë sinjalet e duhura në vendet e origjinës. Shumë emigrantë të parregullt që kanë ndërmend të bëjnë rrugën e tyre për në Evropë nuk do të lejohen më të qëndrojnë në mënyrë të paligjshme. Duhet të jetë e qartë se kushdo që nuk ka të drejtë azili duhet të kthehet në shtëpi. Dhe kjo duhet të fillojë në portat e BE – përfshirë Ballkanin Perëndimor, ku aktualisht ka shumë emigrantë të parregullt”.

Plani i ri i riatdhesimit i hartuar nga Vjena, parashikon dëbimet e shpejta të azilkërkuesve sidomos në shtetet e tyre të origjinës ne Ballkanin Perëndimor me fluturime të shpeshta charter.

Sipas Vjenës, aktualisht 80,000 emigrantë të paligjshëm ndodhen në Greqi dhe Ballkanin Perëndimor ne përpjekje për të shkuar në shtetet perëndimore. Sipas ministrit Nehammer tingëllon paksa fyese qe ndërsa strategjia e përbashkët e azilit dhe migracionit e BE-së është ende duke u negociuar, janë duke u ndërmarrë hapa konkretë së bashku me vendet e Ballkanit në luftën kundër migracionit të paligjshëm.

Nehammer tha se kufijtë e Greqisë janë gjithashtu kufijtë e Austrisë. Task Forca Cobra është vendosur në kufirin tokësor greko-turk prej më shumë se një viti ku veç Austrisë, Polonia, Republika Çeke dhe Republika e Qipros kane dërguan oficerë policie në kufirin pranë lumit Evros.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *